Kosova dhe Franca diskutojnë thellimin e bashkëpunimit në kulturë dhe turizëm
Ministrja Saranda Bogujevci dhe zëvendësministrja Nora Arapi Krasniqi kanë pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Jean-François Huchet, i shoqëruar nga atasheu për kulturë, Edouard Mayoral, dhe Valon Ibraj. Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Francës në fushën e kulturës, trashëgimisë kulturore dhe turizmit. Palët biseduan gjithashtu për zhvillimin e nismave dhe projekteve të përbashkëta, me synim forcimin e shkëmbimit kulturor dhe krijimin e mundësive të reja për artistët dhe institucionet kulturore të të dyja vendeve. Bashkëpunimi me Francën vlerësohet si i rëndësishëm për zhvillimin e mëtejshëm të kulturës dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com