Kosova barazon pa gola ndaj Izraelit, Dardanët marrin një pikë në Debrecen
Kosova ka barazuar 0-0 me Izraelin në ndeshjen e zhvilluar në fushë asnjanëse në Debrecen të Hungarisë, në kuadër të ndeshjes së tretë të Grupit në Ligën B. Pjesa e parë u mbyll pa gola, në një duel ku të dyja skuadrat krijuan pak raste shënimi. Mundësinë më të mirë për Kosovën e pati Lumbardh Dellova, i cili provoi të befasojë portierin kundërshtar me një goditje të fuqishme nga distanca. Izraeli pati dy-tri raste të mira për të shënuar, por Amir Saipi ishte në nivel, duke reaguar me pritje të sigurta. Portieri kosovar u dallua edhe në minutën e 56-të, kur ndali një goditje të fuqishme të Dor Peretz. Në minutat e fundit, Dardanët u treguan më kërkues dhe patën disa mundësi për të gjetur...
Burimi:
kultplus.com