Kosova barazon 1:1 me Austrinë, Asllani shënon për Dardanët
Kombëtarja e Kosovës ka barazuar 1:1 me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në një përballje të rëndësishme për Ligën e Kombeve. Golin për Dardanët e realizoi Fisnik Asllani, duke rikthyer baraspeshën në rezultat dhe duke ndezur atmosferën në tribuna. Me këtë barazim, Kosova arkëton një pikë, duke mbajtur ende të hapura mundësitë për të avancuar në garë. Dardanët do të vazhdojnë të luftojnë për objektivat e tyre në ndeshjet e ardhshme, me synimin për të siguruar një pozitë sa më të mirë në grup./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com