Kos jep detaje për propozimet e zgjerimit të BE-së

Kos jep detaje për propozimet e zgjerimit të BE-së

Në një takim të Fondit Monetar Ndërkombëtar, komisionerja për zgjerimin Marta Kos dha detaje mbi propozimet që do të bëjë publike më 30 shtator për procesin e zgjerimit. “Komisioni Evropian do të prezantojë një qasje më ambicioze ndaj integrimit gradual. Duhet të përqendrohemi veçanërisht në sektorët strategjikë që do ta formësojnë kontinentin tonë për dekada të tëra. Energjia, transporti, lëndët e para kritike, rrjetet dixhitale dhe infrastruktura e inteligjencës artificiale.  Vendimet që merren sot do të përcaktojnë se si do të duket Evropa pas 10 ose 20 vitesh. Nuk duhet që të rrezikojmë që anëtarët tanë të ardhshëm të ndërtojnë varësi nga shtete të tjerë që bien ndesh me interesat tona afatgjata”, tha komisionerja për zgjerimin e BE-së, Marta Kos. Krahas integrimit gradual, Kos do të...