Korrupsioni nga zyrtarët e lartë? Ursula von der Leyen: Çështjet nën hetim, tregues se sistemi po funksionon
Ursula von der Leyen TIRANË- Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, vlerësoi progresin e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit. Presidentja e KE-së deklaroi se lufta kundër korrupsionjit mbetet një nga shtyllat kryesore të procesit të integrimit europian. E pyetur për korrupsionin te zyrtarët e lartë, Von der Leyen u shpreh se çdo çështje nën hetim, është provë se sistemi i drejtësisë po funksionon e po fuqizohet. “Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është kyçe, është në thelb të gjithë punës dhe për ne. Kur shohim çështje që po hetohen, janë provë që sistemi po funksionon. Ky është fuqizimi i sistemit gjyqësor”, u shpreh Von der Leyen./ZËRI
Burimi:
zeri.ai