No Image Available

Korreshi sfidon Ramën: Studentët dhe pedagogët po shkruajnë historinë

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, e ka cilësuar protestën e studentëve dhe pedagogëve si një nga rezistencat më të admirueshme të 36 viteve të demokracisë në Shqipëri. Në një prononcim për News24 nga protesta para Kryeministrisë, ai vlerësoi qëndrueshmërinë e të rinjve dhe theksoi se përfshirja e pedagogëve i ka dhënë më shumë peshë kauzës së tyre. Sipas Korreshit, pjesëmarrja e pedagogëve tregon se shqetësimet për arsimin nuk kufizohen vetëm te studentët, por prekin edhe vetë elitën akademike, e cila i njeh nga afër problematikat e sistemit. Ai e konsideroi bojkotimin e mësimit nga pedagogët një sinjal se situata ka arritur në një pikë kritike. Deputeti demokrat iu referua edhe ndalimeve të protestuesve, duke deklaruar se gjatë ditës kishte qenë në zonën e “Mine...