Koreja e Veriut alarmon botën, lëshon raketa balistike drejt detit të Japonisë!

Koreja e Veriut alarmon botën, lëshon raketa balistike drejt detit të Japonisë!

Tensione në gadishullin Korean, Koreja e Veriut lëshon raketë balistike drejt Detit të Japonisë Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë balistike në Detin Lindor, i njohur gjithashtu si Deti i Japonisë në gadishullin Korean, bëjnë të ditur forcat e armatosura të Koresë së Jugut dhe Japonisë. Ministria e Mbrojtjes në Tokio njoftoi se raketa ra në det, jashtë Zonës Ekonomike Ekskluzive (EEZ) të Japonisë. Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Koresë së Jugut, raketa u lëshua nga zona e Wonsanit. Lëshimi vjen pak ditë pasi Pheniani i cilësoi si “të pabaza” akuzat e Seulit se minat e vendosura nga Koreja e Veriut në Zonën e Demilitarizuar (DMZ) kishin plagosur rëndë ushtarë të Koresë së Jugut. Koreja e Veriut ka hedhur poshtë gjithashtu kërkesën e Seulit...