Kopjace në krye të Shëndetësisë! Diploma e ministres Klodiana Spahiu përballet me akuza për plagjiaturë
Të mërkurën e 2 shtatorit 2026, zonja Evis Sala dha dorëheqjen nga posti i ministres së Shëndetësisë. E cilësuar si ministrja e shëndetësisë më jetëshkurtër në 4 mandatet e qeverisë Rama, Sala u largua me pretekstin se do të vijojë projektet e saj akademike. Posti i Ministres së Shëndetësisë iu besua deputetes së qarkut të Durrësit, Klodiana Spahiu. Pas propozimit të kryeministrit, të martën e 8 shtatorit Kuvendi votoi me 79 vota pro dekretin e Presidentit Bajram Begaj për emërimin e Klodiana Spahiut si ministre e Shëndetësisë, ndërsa kjo e fundit nuk i fshehu dot emocionet. Ndërkaq, pas betimit te Presidenti më datë 11 shtator, zonja Spahiu mbërriti në Ministrinë e Shëndetësisë për ceremoninë e prezantimit me stafin dhe aty u përball me gazetarin Freard...
Burimi:
gijotina.com