Kontrollet rrugore në Vlorë, 13 drejtues mjetesh procedohen penalisht brenda një jave, mbi 1 900 gjoba

Kontrollet rrugore në Vlorë, 13 drejtues mjetesh procedohen penalisht brenda një jave, mbi 1 900 gjoba

Policia Rrugore në Vlorë ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset rrugore dhe pikat hyrëse-dalëse të qarkut, duke përdorur pajisje bashkëkohore për monitorimin e qarkullimit dhe parandalimin e aksidenteve. Si rezultat i kontrolleve gjatë javës së parë të muajit nëntor, 13 drejtues mjetesh janë arrestuar ose proceduar penalisht për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Sipas Policisë, pesë persona janë arrestuar për drejtim të automjetit në gjendje të dehur, katër të tjerë janë proceduar për drejtim nën efektin e alkoolit, një për drejtim pa leje dhe tre për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit. Gjatë së njëjtës periudhë janë vendosur edhe 1 958 masa administrative. Prej tyre, 970 janë për parkim të gabuar, 509 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar dhe 290 për mospërdorim...