Kontrolle me dron dhe makina inteligjente, 5422 shoferë të gjobitur
Policia Rrugore e Durrësit ka intensifikuar kontrollet në të gjithë qarkun, duke përdorur dronë, radarë dhe makina inteligjente për evidentimin e shkeljeve të Kodit Rrugor dhe parandalimin e aksidenteve. Gjatë monitorimeve të zhvilluara përgjatë një jave në akset urbane, interurbane dhe rurale, janë arrestuar 20 drejtues mjetesh. Ata akuzohen për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Në të njëjtën periudhë, efektivët e Policisë Rrugore kanë vendosur gjithsej 5422 masa administrative për shkelje të ndryshme. Pjesa më e madhe e gjobave lidhet me tejkalimin e kufijve të lejuar të shpejtësisë, me 3513 masa të vendosura. Ndërkohë, 1458 drejtues janë ndëshkuar për ndalim ose qëndrim të gabuar. Nga kontrollet janë evidentuar gjithashtu 83 raste parakalimesh të gabuara,...
Burimi:
kohajone.com