“Kontrolle gjatë gjithë vitit”- Spahiu: Nga 1 janari 2027, rrjetëzim i pikave të kimioterapisë në spitalet rajonale me qendrat shëndetësore!

“Kontrolle gjatë gjithë vitit”- Spahiu: Nga 1 janari 2027, rrjetëzim i pikave të kimioterapisë në spitalet rajonale me qendrat shëndetësore!

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu deklaroi sot se shërbimet onkologjike në spitalet rajonale do të lidhen me qendrat shëndetësore, me synim garantimin e ndjekjes së vazhdueshme dhe kujdesit të koordinuar për pacientët me sëmundje tumorale. Gjatë një vizite në Spitalin Rajonal të Vlorës, një prej pesë spitaleve rajonale ku prej 1 nëntorit shërbimi i hemodializës ka kaluar në administrimin e strukturave shtetërore, Spahiu u ndal te masat për forcimin e shërbimeve shëndetësore dhe zgjerimin e kujdesit pranë vendbanimit të pacientëve. Spahiu bëri të ditur se, nga 1 janari 2027, me vënien në funksion të Institutit Kombëtar të Onkologjisë, do të mundësohet rrjetëzimi i pikave të kimioterapisë të spitaleve rajonale me qendrat shëndetësore. Sipas saj, kjo do të ndihmojë në përmirësimin e komunikimit...