Kontroll në IEVP Shkodër/ Sekuestrohet një aparat celular dhe një sasi kanabisi, procedohen dy punonjës policie

Kontroll në IEVP Shkodër/ Sekuestrohet një aparat celular dhe një sasi kanabisi, procedohen dy punonjës policie

Agjencia e Mbikëqyrjes në sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale ka kryer së fundmi një kontroll në IEVP Shkodër, në të cilën është bërë sekuestrimi i një aparati celular dhe një sasie kanabisi. Sipas njoftimit të AMSEP, në një dhomë në të cilën po vuan dënimin i burgosuri me iniciale S.Gj janë konstatuar këto sende, ndërsa është brë arrestimi në flagrancë i tij për veprat penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të parashikuara nga nenet 324/a dhe 283 të Kodit Penal. Njëkohësisht, në gjendje të lirë janë proceduar edhe persona të tjerë për veprat penale “Moskallëzimi i krimit”, si dhe dy punonjës policie për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”....