Kontrata i skadon në fund të sezonit, Bruno Fernandes refuzon një ofertë të dytë nga United për rinovimin e saj
Kapiteni i Manchester United, Bruno Fernandes, ka refuzuar një ofertë të dytë për kontratë nga klubi, ndërsa marrëveshja e tij aktuale skadon në fund të sezonit. Propozimi fillestar i klubit u bë gjatë verës, kur nisën bisedimet për një kontratë të re, por u refuzua nga Fernandes, i cili e kishte nënshkruar marrëveshjen e tij të fundit dy vite më parë. United ka mundësinë të zgjasë qëndrimin e 32-vjeçarit në “Old Trafford” për një vit tjetër, duke e penguar gjithashtu atë të negociojë me klube të huaja në janar për një transferim të mundshëm si lojtar i lirë. Në qershor të vitit 2025, Fernandes zbuloi se kishte refuzuar një ofertë të majme nga klubi saudit Al Hilal. Ata ishin të gatshëm pothuajse të trefishonin pagën...
Burimi:
telesport.al