Kontrata e Van Dijk skadon në fund të sezonit, Liverpool ka një emër të preferuar për të zëvendësuar holandezin
26 Shtator 2026 16:50 Telesport Pavarësisht moshës, 35 vjeç, Virgil van Dijk, mbetet një nga mbrojtësit më të mirë në qarkullim. Megjithatë, e ardhmja e holandezit te Liverpool është ende në dyshim. Kontrata e tij aktuale skadon në qershor të vitit 2027 dhe deri tani nuk ka asnjë hap zyrtar për një rinovim të mundshëm. Ndërkohë, TeamTALK zbulon se Liverpool ka nisur nga puna dhe ka hedhur hapat e parë për një transferim të mundshëm të Alessandro Bastoni. Mbrojtësi i Interit shihet si objektivi kryesor për të zëvendësuar Van Vijk. Megjithatë, largimi i italianit nga Inter nuk është aspak i lehtë, duke ditur rëndësinë e madhe që ai ka tek zikaltrit. Bastoni u përfol edhe verën e kaluar për një largim të mundshëm drejt Real...
Burimi:
telesport.al