Kontrabandë në Kakavijë/ 685 kg mish dhe 83 kg peshk, arrestohet shoferi i autobusit
Policia Kufitare në Gjirokastër ka goditur dy raste të kontrabandës me mallra në Pikën e Kalimit Kufitar të Kakavijës. Gjatë kontrolleve të ushtruara në dy autobusë të linjave ndërkombëtare, shërbimet e policisë kanë zbuluar sasi të konsiderueshme mishi dhe peshku, që dyshohet se ishin futur kontrabandë në territorin shqiptar. Sipas njoftimit të policisë, në rastin e parë gjatë kontrollit të ushtruar në autobusin e linjës Athinë-Gjirokastër, i cili drejtohej nga shtetasi A.B., 54 vjeç, banues në Gjirokastër, u gjetën dhe u sekuestruan 685 kilogramë mish viçi, i prerë në formë bërxollash. Për këtë rast, drejtuesi i autobusit u arrestua në flagrancë dhe akuzohet për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjerë”. Rasti i dytë u evidentua gjatë kontrollit të autobusit të linjës Athinë-Shkodër, me drejtues...
Burimi:
vizionplus.tv