Konkursi për “Tirana Fountain Tower”, Rama: Jemi praktikisht në një kohë ku nevojat dhe ambiciet janë më të mëdha! Punojmë për të ardhme më të mirë

Konkursi për “Tirana Fountain Tower”, Rama: Jemi praktikisht në një kohë ku nevojat dhe ambiciet janë më të mëdha! Punojmë për të ardhme më të mirë

Kryeministri i vendit, Edi Rama ishte i pranishëm në prezantimin e pesë projekteve të përzgjedhura në kuadër të konkursit ndërkombëtar për “Tirana Fountain Tower”. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se projekti synon të sjellë një rikonceptim të zonës së njohur si Tajvani, duke theksuar se bëhet fjalë për një investim të sipërmarrjes private në një pronë private. Sipas Ramës, përmes konkursit ndërkombëtar synohet që projektimi i kullës dhe rikonceptimi i zonës t’u besohen profesionistëve me eksperiencë në arkitekturë dhe planifikim urban. “Sot ne rikthemi të bëjmë atë që dimë të bëjmë më mirë kur vjen puna te zhvillimi i projekteve me rëndësi të veçantë, të cilat tani prej vitesh, ua besojmë profesionistëve me profile dhe me karriera të veçanta në fushën e planifikimit,...