Kongresi i Manastirit, ngjarja historike që i dha gjuhës shqipe alfabetin e njësuar

Kongresi i Manastirit, ngjarja historike që i dha gjuhës shqipe alfabetin e njësuar

Më 14 nëntor 1908 nisi në Manastir Kongresi i Alfabetit, një prej ngjarjeve më të rëndësishme në historinë e gjuhës dhe kulturës shqiptare, i cili kishte për qëllim standardizimin e alfabetit të gjuhës shqipe. Kongresi u mbajt nga 14 deri më 22 nëntor 1908, në shtëpinë e Fehim Zavalanit, ku ndodhej edhe selia e shoqërisë kulturore “Bashkimi”, e cila organizoi këtë ngjarje historike. Në këtë kuvend morën pjesë 50 delegatë, përfaqësues të 23 qyteteve dhe shoqërive kulturore e patriotike shqiptare. Prej tyre, 32 kishin të drejtë vote, ndërsa 18 të tjerë morën pjesë si vëzhgues. Ndër figurat më të njohura që morën pjesë në Kongres ishin Gjergj Fishta, Mid’hat Frashëri, Sotir Peci, Ndre Mjeda, Shahin Kolonja, Bajo Topulli, Parashqevi Qiriazi dhe Fehim Zavalani, i cili...