Konflikti te ‘Regina Palm’, gjykata jep masat e sigurisë, lirohet Luan Muça i ‘Deltës’

Konflikti te ‘Regina Palm’, gjykata jep masat e sigurisë, lirohet Luan Muça i ‘Deltës’

Gjykata e Vlorës ka dhënë masat e sigurisë për pesë personat e arrestuar në lidhje me ngjarjen e ndodhur në “Regina Palm”, në Radhimë. Për Angjelo Breshanin është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërsa për Luan Muçën është vendosur masa “detyrim paraqitjeje”. Për tre të arrestuarit e tjerë, Blerim Hetën, Klaudjo Lleshajn dhe Mandrit Lleshajn, është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”, e dhënë në ambientet e spitalit. Në lidhje me ngjarjen janë shpallur në kërkim edhe gjashtë persona të tjerë, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të saj. Ngjarja Më 3 shtator, biznesmeni Vasil Bedinaj është kërcënuar nga një grup personash të armatosur në ambientet e hotelit të tij në Orikum të Vlorës. Autorët e dyshuar, që kanë shkuar me...