Konflikti përfundon në tragjedi/ E goditi me thi*kë pas sherrit, ndërron jetë 49-vjeçari në Tiranë
Një konflikt brenda një lokali në Tiranë ka përfunduar në tragjedi. 49-vjeçari Kreshnik Cara ka ndërruar jetë pasi u godit disa herë me thikë në pjesën e barkut, mbrëmjen e 23 shtatorit, në rrugën “Marko Boçari”. Cara u transportua me urgjencë në spital, ku iu nënshtrua edhe një ndërhyrjeje kirurgjikale. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra. Policia ka arrestuar si autor të dyshuar 50-vjeçarin Toni Nake. Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se Nake e ka goditur me mjet prerës pas një konflikti për motive të dobëta. Pas ngjarjes, 50-vjeçari është larguar nga vendi, por është identifikuar dhe kapur nga shërbimet e policisë pas një reagimi të menjëhershëm. Burime bëjnë me dije se edhe Nake ka mbetur i lënduar gjatë konfliktit...
Burimi:
ntv.al