Konflikti kufitar/ Kamboxhia ngre padi për përdorim të dyshuar të armëve kimike në Tajlandë

Konflikti kufitar/ Kamboxhia ngre padi për përdorim të dyshuar të armëve kimike në Tajlandë

Kamboxhia ka paraqitur një ankesë në Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike, lidhur me akuzat se ushtria tajlandeze përdori armë kimike dhe substanca kimike gjatë konfliktit kufitar të vitit të kaluar, raportuan mediat kamboxhiane. Padia u paraqit më 11 shtator pas gjetjeve të Qendrës Kamboxhiane të Veprimit ndaj Minave, e cila tha se 395 civilë kamboxhianë dhe personel sigurie u prekën nga substancat e dyshuara, sipas Phnom Penh Post. Heng Ratana, drejtor i përgjithshëm i qendrës, tha se substancat dyshohet se janë dërguar me avionë dhe dronë, si dhe përmes predhave artilerie 155 mm dhe 120 mm. Ai tha se provat u gjetën në zona civile, duke përfshirë një treg, fshatra dhe tokë bujqësore. “U përdorën armë kimike dhe substanca kimike. Nga një perspektivë teknike,...