Koncert për mbështetje të Korit Siparantum

Koncert për mbështetje të Korit Siparantum

Siparantum Choir do të organizojë të shtunën, më 24 tetor 2026, një koncert në kuadër të thirrjes për mbështetje publike, në Kinemanë “Jusuf Gërvalla” në Pejë, duke filluar nga ora 20:00. Koncerti organizohet me qëllim të mbledhjes së fondeve për pjesëmarrjen e korit në festivalin ndërkombëtar “Songs of Europe”, i cili do të mbahet nga 18 deri më 23 nëntor 2026 në Pragë, Çeki. Gjatë këtij festivali, Kori Siparantum do të përfaqësojë Kosovën në hapësira prestigjioze koncertale, përfshirë Smetana Hall, St. Salvator Church dhe St. Nicholas Church, duke prezantuar vlerat artistike dhe kulturore të vendit tonë. Për realizimin e këtij udhëtimi artistik nevojiten 21.000 euro, të cilat do të mbulojnë shpenzimet e transportit, akomodimit dhe ushqimit për anëtarët e korit. Për shkak të afateve të...