Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

Koncensionet e Partneritetet Publike Private do të pasqyrohen tashmë në një regjistër elektronik të posaçëm. Në të do të përfshihen të dhëna për institucionin që lidh kontratën, objektin dhe kohëzgjatjen e saj, vlerën e investimit dhe të kontratës, tarifat për përdoruesit, garancitë, dokumentacionin e tenderit, ndryshimet kontraktore, nënkontraktimin dhe përfundimin e kontratës. Dokumentacioni dorëzohet nga autoriteti kontraktues brenda 15 ditëve nga nënshkrimi. Në rastet kur kontrata ka hyrë në fuqi dhe nevojiten ndryshe, afati për t’i pasqyruar është 15 ditë. Megjithatë, jo çdo dokument do të jetë i aksesueshëm për publikun, pasi informacionet konfidenciale nuk do të publikohen. Regjistri do të administrohet nga Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) do të merret me zhvillimin teknik dhe sigurinë e tij....