Konakoviq iu shkruan shteteve anëtare të OKB-së: Kërkon sanksione ndaj Serbisë pas varrimit me nderime të Mlladiqit
Elmedin Konakoviq, ministri i Punëve të Jashtme të Bosnjë e Hercegovinës, u ka dërguar letër të gjitha shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara (OKB), në të cilën ka tërhequr vëmendjen për, siç ka thënë, “ngjarjet thellësisht shqetësuese në Serbi pas varrimit të kriminelit të luftës, Ratko Mlladiq”. Konakoviq ka vënë theks të veçantë te mënyra se si është organizuar kthimi i mbetjeve mortore të Mlladiqit dhe varrimi i tij në Beograd. Ai ka deklaruar se mbetjet mortore të ish-komandantit të Ushtrisë së Republikës Srpska, i dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, janë kthyer në Serbi me avion të Qeverisë së Serbisë. Arkivoli, sipas tij, ishte mbuluar me flamurin shtetëror të Serbisë dhe ishte bartur nga pjesëtarë të Ushtrisë...
Burimi:
syri.net