Komisioni Evropian vlerëson Bankën e Shqipërisë: Ligji i ri sjell përafrimin me standardet e BE-së

Komisioni Evropian vlerëson Bankën e Shqipërisë: Ligji i ri sjell përafrimin me standardet e BE-së

Raporti i vitit 2026 i Komisionit Evropian evidenton miratimin e ligjit të ri për Bankën e Shqipërisë, si dhe zhvillimet në fushën e pavarësisë së bankës qendrore, modernizimit të pagesave dhe qëndrueshmërisë së sektorit bankar. Sipas raportit, legjislacioni shqiptar tashmë është i përafruar me acquis-in e Bashkimit Evropian për pavarësinë e bankës qendrore dhe ndalimin e financimit monetar të sektorit publik. Dokumenti përmend në këtë kontekst miratimin e ligjit të ri për Bankën e Shqipërisë në tetor 2026. Ky vlerësim vjen pas rekomandimeve të paraqitura në raportet e viteve të mëparshme. Në vitin 2024, Komisioni Evropian kishte kërkuar forcimin e garancive për pavarësinë personale të Guvernatorit dhe organeve drejtuese të Bankës së Shqipërisë, si dhe respektimin e plotë të ndalimit të financimit monetar. Ndërsa në...