Komisionerja Europiane për Zgjerimin, Kos prezanton më 4 nëntor raportin e zgjerimit të BE-së për vitin 2026
Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos do të prezantojë më 4 nëntor raportin e vitit 2026 për zgjerimin e Bashkimit Evropian, njoftoi sot Parlamenti Evropian, sipas “European Western Balkans”. Ky raport përmban vlerësimet e Komisionit Evropian për 10 vende që janë kandidate ose kandidate potenciale për anëtarësim në BE. Në raport do të shqyrtohet përparimi i secilit vend, në zbatimin e reformave të kërkuara nga Bashkimi Evropian. Pas publikimit të vlerësimeve, raportuesit e përhershëm të Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Evropian do të përgatisin projektrezoluta të veçanta për secilin vend. Këto rezoluta do të përmbajnë qëndrimet dhe rekomandimet e Parlamentit Evropian, për hapat që duhet të ndërmarrë secili vend, në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Më 5 nëntor, Parlamenti Evropian do të zhvillojë...
Burimi:
kohajone.com