Komedia me “rebelët” e PS/ Si u shua zhurma për hartën territoriale nga Edi Rama
Me 85 vota në Parlament, Edi Rama miratoi hartën e re territoriale dhe u vuri kyçin 15 bashkive në vend, shumica të drejtuara nga administrata socialiste. Votimi i së enjtes tregoi edhe një herë se në ç’mënyra qesharake funksionon mazhoranca, nëpërmjet kërcënimeve, manovrave të brendshme dhe depersonalizimit të deputetëve, që praktikisht janë shndërruar në ca kukulla pa asnjë lidhje me njerëzit që i kanë votuar. VOTIMI NË KUVEND, 85 VOTAT PRO HARTËS SË RE TERRITORIALE Nga 82 deputetë socialistë, pati 82 vota pro hartës së re territoriale. Asnjë kundër, asnjë abstenim, asnjë mungesë. Socialistëve iu shtuan tre deputetët e PSD-së së Tom Doshit, duke e çuar rezultatin në 85 vota, vetëm një më shumë se minimumi kushtetues prej 84 votash. Vetëm se për t’i vënë...
Burimi:
sot.com.al