“Kombi na thërret!” 114 ditë revoltë, protestuesit nuk tërhiqen: Të largojmë Ramën dhe këtë bandë hajdutësh

“Kombi na thërret!” 114 ditë revoltë, protestuesit nuk tërhiqen: Të largojmë Ramën dhe këtë bandë hajdutësh

Protesta kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama vijon edhe këtë të hënë në Tiranë, duke hyrë në ditën e 114-të të qëndresës së përditshme të qytetarëve. Pas protestës së 113-të të zhvilluar të dielën, ku qytetarët u mblodhën në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë, protestuesit rikthehen sërish në rrugët e kryeqytetit. Në tubimin e një dite më parë, mesazhet kryesore ishin kundër qeverisë, ndërsa një prej kërkesave të përsëritura ishte dorëheqja e kryeministrit. Protesta e 114-të pritet të vijojë me të njëjtin format, me grumbullimin e qytetarëve, fjalimet e aktivistëve dhe më pas marshimin në rrugët e Tiranës. Në protestat e ditëve të fundit janë dëgjuar sërish thirrje si “Rama jep dorëheqjen”, “Ju erdhi fundi”, “Arrestoni Ramën” dhe “Shqipëria po bën revolucion”....