Kokainë mes mishit të pulës/ 41 kg në portin e Durrësit, kontejneri erdhi nga brazili
Një sasi prej 41 kilogramë e 350 gramë kokainë është sekuestruar në Portin e Durrësit, brenda një kontejneri të ardhur nga Brazili, i cili sipas dokumentacionit transportonte mish pule. Operacioni i koduar “Anchor 3” çoi në zbulimin e 37 pakove me lëndë të dyshuar narkotike, të fshehura në pjesët e jashtme të kontejnerit. Sipas të dhënave të raportuara, kontejneri ishte mbajtur nën vëzhgim prej disa ditësh, ndërsa janë identifikuar katër persona që dyshohet se do të merrnin ngarkesën. Hetimet vijojnë për të zbuluar destinacionin përfundimtar të kokainës, personat e tjerë të përfshirë dhe rrjetin që qëndron pas transportit të drogës nga Amerika Latine drejt Shqipërisë. Operacioni merr rëndësi të veçantë pasi është një tjetër rast i goditjes së trafikut të narkotikëve përmes Portit të Durrësit....
Burimi:
ntv.al