KOK: Prishtina mund të humbasë organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030
11 November, 2026 - 15:00 Organizimi i Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030 vazhdon të jetë i pasigurt, pasi rreziku që Kosova të humbasë të drejtën e organizimit të kësaj ngjarjeje sportive ende nuk është larguar. Çështja është diskutuar në mbledhjen e 17-të të Bordit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik të Kosovës, ku vëmendje e veçantë iu kushtua zhvillimeve të fundit në Komitetin Organizativ dhe komunikimeve me Komitetin Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare. Në përpjekje për të gjetur një zgjidhje, në javët e ardhshme pritet të zhvillohet një takim në Athinë me përfaqësuesit e ICMG-së. Kosova pritet të përfaqësohet nga gjashtë anëtarë, përkatësisht dy nga Qeveria, dy nga Komuna e Prishtinës dhe dy nga Komiteti Olimpik i Kosovës. Përveç çështjes së organizimit, në mbledhje është diskutuar edhe për përgatitjen...
Burimi:
kultplus.com