
Egli zbulon sekretet: Më dhanë ilaçe, se di çfarë ishin
Showbiz E Mërkurë, 5 Mars 2025 19:27
Një deklaratë e Eglit ka shkaktuar reagime dhe spekulime të shumta dhe po bën xhiron e rrjeteve sociale. Gjatë një bisede me Danjën dhe Shkëlzenin, Egli shprehet: ”Më kanë dhënë një gjë, po më flihet shumë gjumë”.
Situata u bë edhe më e dyshimtë kur produksioni ndërhyri menjëherë, duke i tërhequr vëmendjen me frazën “Kujdes mikrofonin!”, një paralajmërim që zakonisht përdoret kur banorët prekin tema të ndaluara brenda shtëpisë.
Kjo ndërhyrje ka ndezur debatet në rrjet, me shumë ndjekës që pyesin veten nëse ka diçka më shumë pas kësaj deklarate. Egli ka bërë të ditur se është duke marrë ilaçe antidepresante, gjë që ka shtuar edhe më tej spekulimet rreth fjalëve të saj.
@bbvip31 #bbvipalbania #bbvip #eglitako #gjesti #bigbrothervipalbania ♬ original sound – 🩷
Burimi