Aksident i rëndë në aksin kombëtar Peqin-Elbasan, benzi përplaset me furgonin e pasagjerëve, disa të plagosur

Aksident i rëndë në aksin kombëtar Peqin-Elbasan, benzi përplaset me furgonin e pasagjerëve, disa të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në aksin e rrugës kombëtare Peqin-Elbasan, në fshatin Bishqem.
Sic raporton për Balkan Web, gazetari i News24, Fatmir Popja, në aksident janë përfshirë dy automjete,një automjet tip benz me targë AB507AV dhe një furgon pasagjerësh me targë AA368NH, i drejtuar nga shtetasi Anesti Bufi.

Ky i fundit dhe disa pasagjerë janë transportuar me autoambulancë në spitalin rajonal të Elbasanit për ndihmë mjekësore. Ndërkohë, drejtuesi dhe një pasagjer i automjetit tjetër ende nuk janë nxjerrë nga automjeti, pasi dyert e tij janë bllokuar nga shkatërrimi i madh pas përplasjes. policia dhe zjarrfikësit po punojnë për të nxjerrë personat e bllokuar dhe për të hetuar shkaqet e aksidentit.
(Balkan Web)
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente