KLSH zbulon shkeljet në Fier/ Baçi: Subashi sfidon ligjin, bashkia zhytet në korrupsion dhe nepotizëm

KLSH zbulon shkeljet në Fier/ Baçi: Subashi sfidon ligjin, bashkia zhytet në korrupsion dhe nepotizëm

I ftuar në një lidhje Skype në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri TV, deputeti i Partisë Demokratike në Fier, Luan Baçi, ka denoncuar abuzimet me fondet publike, shkeljet e përsëritura dhe nepotizmin në Bashkinë e Fierit, duke akuzuar kryebashkiakun Armando Subashi për moszbatimin e rekomandimeve të KLSH-së. Baçi u ndal te raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe skandali i parkimit qendror, për të cilin tha se është nën hetim nga prokuroria, ndërsa akuzoi drejtuesit e bashkisë se i trajtojnë taksat e qytetarëve si para private. Deputeti demokrat foli gjithashtu për presionin ndaj bizneseve fierake, duke deklaruar se subjektet që mbështesin Partinë Socialiste favorizohen, ndërsa bizneset që nuk janë pranë Rilindjes përballen me kontrolle dhe detyrime tatimore të vendosura sipas interesave të punonjësve të...