KLSH zbulon shkelje në 29 nga 30 kontratat e Bujqësisë, 18.7 milionë lekë për punime të pakryera
Në 29 nga 30 kontratat e punëve publike të audituara në Ministrinë e Bujqësisë dhe strukturat e saj, Kontrolli i Lartë i Shtetit konstatoi diferenca mes volumeve të punimeve të likuiduara dhe atyre të kryera realisht. Vlera për të cilën KLSH-ja kërkon rikuperimin e dëmit ekonomik arrin në 18.7 milionë lekë me TVSH, ndërsa auditimi ka gjetur edhe objekte të kolauduara e të marra në dorëzim pa dokumentacionin e kërkuar të ndërtimit. Kontrolli përfshin kontrata të zbatuara gjatë periudhës 2019-2024. Nga 30 kontrata të përzgjedhura për auditim, vetëm në një prej tyre nuk u raportuan diferenca të tilla, ndërsa në 29 të tjerat KLSH gjeti volume punësh të pakryera në kundërshtim me kontratat e sipërmarrjes. Për këto raste, audituesit i kanë rekomanduar Ministrisë së Bujqësisë...
Burimi:
sot.com.al