Klopp bind në debutim. Nga Matthäus te mediat, elozhe për trajnerin e Gjermanisë

Klopp bind në debutim. Nga Matthäus te mediat, elozhe për trajnerin e Gjermanisë

26 Shtator 2026 13:15 Alfred Lleshi Barazimi 1-1 ndaj Holandës nuk e zbeh entuziazmin në Gjermani për debutimin e Jürgen Klopp në stolin e kombëtares. Në qendër të vëmendjes janë sidomos qëndrimi dhe intensiteti i skuadrës. Edhe Lothar Matthäus, zakonisht kritik, e vlerësoi trajnerin e ri: “Klopp ka futur një shpirt luftarak te skuadra dhe lojtarët iu përgjigjën mirë. Ishte një fillim i mirë. Mund të jemi të kënaqur me rezultatin dhe qëndrimin”. Megjithatë, sipas tij, ka ende hapësirë për përmirësim. “Sport Bild” shkroi: “Kombëtarja gjermane po lufton me shumë më tepër vendosmëri sesa në dështimin e kësaj vere dhe, mbi të gjitha, lojtarët po luftojnë sërish për njëri-tjetrin”. “Welt” theksoi: “Një gjë është e sigurt pas ndeshjes së parë ndërkombëtare të Klopp; ai ka aftësinë...