Klodiana Spahiu merr drejtimin e Shëndetësisë: Objektivi ynë i qartë, transformim i shërbimeve mjekësore
Me betimin mbi Kushtetutë Ministrja Klodiana Spahiu mori zyrtarisht detyrën e drejtimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në shërbim të qytetarëve dhe interesit publik. Ndërsa shprehu një falenderim të veçantë për kryeministrin Edi Rama dhe paraardhësen, profesoreshën Evis Sala për punën dhe përkushtimin në drejtimin e kësaj ministrie, si dhe të gjithë stafin që ka bashkëpunuar me të, Spahiu u zotua se do të vijojë të përmbush reformat me qëllim transformimin sa më të shpejt të shërbimit shëndetësor. “Objektivi ynë është i qartë: transformimi i shërbimeve mjekësore, përmirësimi i infrastrukturës spitalore, rritja e cilësisë dhe aksesit në shërbimet shëndetësore dhe sociale, duke vendosur gjithmonë qytetarin në qendër të çdo politike dhe vendimmarrjeje. Marrja e kësaj detyre përkon edhe me nisjen e një Sesioni...
Burimi:
vizionplus.tv