Kitarat që shoqëruan muzikën e The Smiths shiten për miliona

Kitarat që shoqëruan muzikën e The Smiths shiten për miliona

Kitarat që kanë shoqëruar disa prej momenteve më të rëndësishme të karrierës së Johnny Marr, nga vitet me The Smiths deri te projektet e tij solo, kanë kaluar në duart e koleksionistëve në një ankand të Christie’s, duke u shitur për afro 4 milionë paund. Koleksioni, i prezantuar në shitjen “Marr’s Guitars: The Johnny Marr Collection”, përfshinte rreth 80 instrumente, amplifikatorë dhe pajisje muzikore të lidhura me karrierën e gjatë të kitaristit britanik. Ankandi zgjati më shumë se pesë orë dhe tërhoqi blerës nga 34 vende të ndryshme, ndërsa vlera përfundimtare arriti në 3,649,280 paund, më shumë se trefishi i vlerës së parashikuar. Në mesin e instrumenteve më të kërkuara ishte një Rickenbacker 330 Jetglo e vitit 1982, e cila u shit për 358,400 paund...