Kina shpall një plan veprimi pesëvjeçar për zhvillimin e fshatrave digjitalë

Kina shpall një plan veprimi pesëvjeçar për zhvillimin e fshatrave digjitalë

Kina prezantoi një plan veprimi pesëvjeçar që synon të çojë përpara zhvillimin e integruar të industrive digjitale, infrastrukturës digjitale dhe qeverisjes së zgjuar rurale. Plani i veprimit për zhvillimin cilësor të fshatrave digjitalë u publikua bashkërisht nga Administrata e Hapësirës Kibernetike të Kinës, Ministria e Bujqësisë dhe Çështjeve Rurale, si dhe Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit, shkruan “China Daily”. Sipas planit, shkalla e përdorimit të internetit në zonat rurale parashikohet të rritet nga 69.5 për qind në vitin 2025 në 75 për qind në vitin 2030. foto nga VCG Gjithashtu, aktivitetet online në qendrat kulturore të nivelit të qarkut pritet të shtohen nga 151.600 në vitin 2025 në 170.000 në vitin 2030. Plani thekson jo vetëm përmirësimin e infrastrukturës së rrjetit rural, por...