“Këtë e kam shkrue për gruen tande”, e vërteta që fshihet pas këngës së njohur shqipe, “Ky marak”

“Këtë e kam shkrue për gruen tande”, e vërteta që fshihet pas këngës së njohur shqipe, “Ky marak”

Muza që ka inspiruar për realizimin e një prej këngëve më të bukura të dashurisë (“Ky marak” nga Pjetër Gaci), ishte një prej grave më të bukura shkodrane, në vitet ’70 të shekullit të kaluar. Por, kjo “dashuri” që ngjan me “Elegjinë e Marienbadit” të Gëtes – “vlerë e lartë njerëzore dhe aspak të përlyer prej banaliteteve të përditshme” – shpërfaq kulturën dhe humanizmin shqiptar që po tretet. Pjetër Gaci veç e ka parë muzën në rrugë (“Kur kalon rrugës me naze/ si lule zambak/ ndalu pak e hidhma synin/ se kam zanë marak”), ndërsa nuk e ka publikuar këngën pa e marrë lejen e burrit të muzës (me të cilin po ashtu nuk ka ndenjur kurrë). Për ta kuptuar këtë ndjesi dhe historinë prapa...