Këshilli Bashkiak Elbasan miraton ndryshimet në fondin e investimeve për vitin 2026 dhe periudhën 2027–2028

Këshilli Bashkiak Elbasan miraton ndryshimet në fondin e investimeve për vitin 2026 dhe periudhën 2027–2028

Këshilli Bashkiak Elbasan miratoi ndryshimet në fondet e investimeve të buxhetit të vitit 2026 dhe periudhës afatmesme 2027–2028, duke i hapur rrugë një pakete të re investimesh në infrastrukturën rrugore, institucionet arsimore dhe përmirësimin e shërbimeve publike në qytet dhe njësitë administrative. Gjatë prezantimit të kësaj pike në Këshillin Bashkiak, kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, u ndal te projektet kryesore që përfshihen në ndryshimet buxhetore, duke vënë theksin te zgjidhja e problematikave infrastrukturore dhe përmirësimi i kushteve për komunitetin. Një nga investimet kryesore është projekti për Kryqëzimin e Cërrikut, për të cilin janë kryer studimet dhe konsultimet publike, duke marrë në konsideratë edhe ekspertizën e Policisë Rrugore dhe institucioneve të transportit rrugor, me qëllim gjetjen e zgjidhjes më të përshtatshme për qarkullimin. Kryetari Llatja...