KESH nis procedurën për të marrë në pronësi dy TEC-et lundruese të Vlorës! Pagoi 70 mln $ për 2 asete jo rentabël
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare do të marrë në pronësi dy termocentralet lundrueset të Vlorës, të cilat deri më tani i ka operuar në bazë të një marrëveshjeje qiraje me pronarët e tyre – kompaninë amerikane të gazit natyror "Excelerate Energy" dhe firmën italiane të inxhinierisë "Renco". Enti Rregullator i Energjisë është në pritje të dokumenteve shtesë për t'i dhënë KESH-it një licencë afatgjatë për operimin e këtyre centraleve me kapacitet total prej 100 Mw, përfshirë dokumentet që lidhen me kalimin e pronësisë te KESH-i, njoftoi ministri i Energjisë Karakaci javën e kaluar në një video të publikuar në faqen e tij në Facebook. KESH-i dorëzoi një kërkesë në ERE për një licencë afatgjatë operimi për dy termocentralet lundruese në muajin korrik. Këto termocentrale punojnë me naftë...
Burimi:
syri.net