“Kërkova pagën, më dhunuan dhe më kërcënuan se do të më vrisnin”, dëshmia e 18-vjeçarit për dhunën në Golem
Genti Nela, 18 vjeç, ka rrëfyer para autoriteteve dhunën që pretendon se është ushtruar ndaj tij nga disa persona, pasi u kishte kërkuar pagën dhe u kishte njoftuar se do të largohej nga puna për të nisur një angazhim tjetër. Për ngjarjen e 27 gushtit janë arrestuar Florian Habilaj dhe Enold Dragoti, ndërsa dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim. Detaje të reja dalin nga dëshmia e Genti Nelës, 18-vjeçari që u dhunua në ambientet e një hoteli-restorant në zonën e Malit të Robit, pasi, sipas kallëzimit të tij, kërkoi pagesën dhe njoftoi se do të largohej nga puna. Për ngjarjen e mbrëmjes së 27 gushtit janë arrestuar Florian Habilaj dhe Enold Dragoti, ndaj të cilëve është caktuar masa e arrestit me burg për...
Burimi:
javanews.al