Kërkim-shpëtimi aeronautik, Shqipëria mikpret takimin e RASARAC dhe përgatitet për stërvitjen SAREX-2026!
Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit (QKKSH) organizoi takimin e dytë të Komitetit Këshillues Rajonal të Kërkim-Shpëtimit Aeronautik (RASARAC) për vitin 2026, me fokus parësor koordinimin e operacioneve ajrore dhe lehtësimin e procedurave ndërkufitare. Në këtë aktivitet mori pjesë Zëvendësministrja e Mbrojtjes, Blerina Abrazhda, e cila në fjalën e saj nënvizoi se “angazhimi i Shqipërisë për ndërtimin e një sistemi kërkim-shpëtimi më të fuqishëm, me kapacitete më të larta dhe reagim më efikas” përbën jo vetëm një përparësi kombëtare, por edhe një “përgjegjësi të përbashkët rajonale dhe ndërkombëtare”. Fokus te kapacitetet SAR dhe procedurat ndërkufitare Takimi i nivelit të lartë shërbeu si një platformë për vlerësimin e kapaciteteve dhe aseteve SAR të vendeve anëtare. Diskutimet u përqendruan në rritjen e efikasitetit operativ, shkëmbimin e informacionit në kohë...
Burimi:
javanews.al