Kërkesat e veçanta të liderit kinez në Shtëpinë e Bardhë, rikthehen spekulimet për shëndetin e tij –
Spekulimet për gjendjen shëndetësore të presidentit kinez, Xi Jinping janë rikthyer në mediat e huaja, pas raportimeve për disa kërkesa të pazakonta gjatë vizitës së tij në Uashington në fund të shtatorit. Sipas një raportimi të The Wall Street Journal, zyrtarët kinezë i kërkuan Shtëpisë së Bardhë që gjatë vizitës të përgatiste një ambient të veçantë privat ku Xi të mund të pushonte mes aktiviteteve. Në këtë hapësirë, sipas raportimit, qëndruan vetëm Xi Jinping dhe bashkëshortja e tij, Peng Liyuan, ndërsa nuk u lejua hyrja e anëtarëve të tjerë të delegacionit kinez apo personelit të Shtëpisë së Bardhë. The Wall Street Journal raporton se Pekini kishte reduktuar gjithashtu programin e vizitës dhe kishte kërkuar më shumë kohë private për presidentin kinez. Pretendohet se një muaj...
Burimi:
javanews.al