Kërkesa e Veliajt për pjesëmarrje në Asamble| Klosi: Do e diskutojmë në forume, problem paraburgimi

Kërkesa e Veliajt për pjesëmarrje në Asamble| Klosi: Do e diskutojmë në forume, problem paraburgimi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i ka bërë kërkesë Sekretariatit të Partisë Socialiste dhe SPAK-ut, që të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së që zhvillohet të shtunën, më 14 nëntor. Ai kërkon që të jetë prezent fizikisht ose përmes një video-konference. Këtë zhvillim e komentoi Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Blendi Klosi, në një intervistë me gazetarin Besard Jacaj në Klan News. I pyetur se çfarë përgjigje do kthente për Veliajn, Klosi u përgjigj se çështja do diskutohet në forume, por shtoi se problem mbetet paraburgimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Klosi shtoi se Partia Socialiste ka qenë ajo, që ka ngritur shqetësimin e paraburgimit si masë ekstreme të përdorur tej mase në Shqipëri, aq sa ngjan në këtë aspekt me vende si Rusia....