Kërkesa e trajnerit Maran për lojtarët e Kombëtares për sfidën ndaj San Marinos: Të bëjmë ndeshjen më të mirë të mundshme
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, dhe kapiteni Berat Gjimshiti dolën në konferencën zyrtare për mediat në prag të ndeshjes me San Marinon, që do të luhet nesër në “San Marino Stadium”, në orën 20:45. Tekniku kuqezi, Rolando Maran theksoi se Shqipëria duhet ta marrë me shumë seriozitet përballjen me San Marinon, duke ruajtur përqendrimin, identitetin dhe ekuilibrin taktik për të menaxhuar siç duhet ndeshjen. Ai nënvizoi gjithashtu rëndësinë e rotacionit dhe menaxhimit të energjive në një seri prej katër ndeshjesh, ndërsa synimi i skuadrës mbetet të marrë maksimumin dhe të luftojë për vendin e parë në grup. Çfarë do të bëjmë për ta zgjidhur sa më shpejt ndeshjen nesër ndaj San Marinos? – Sigurisht që do të duhet të përballemi me qasjen e duhur...
Burimi:
telesport.al