Kërcet arma në Korçë, plagoset një person, në kërkim autori (EMRAT)

Kërcet arma në Korçë, plagoset një person, në kërkim autori (EMRAT)

pamje nga vendngjarja KORÇË- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar ditën e sotme në Korçë. Nga të dhënat paraprake, një person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Burime bëjnë me dije se i plagosuri, i dentifikuar si Dhimitër Shaka, ka marrë një plumb në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë autori Nikolin Tarusha është shpallur në kërkim. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet që çuan në plagosjen me armë zjarri./ZËRI