Kërcënimi për sulme nga Irani, Sekretari Amerikan i Sigurisë Kombëtare: Po monitorojmë situatën për të eliminuar çdo rrezik!

Kërcënimi për sulme nga Irani, Sekretari Amerikan i Sigurisë Kombëtare: Po monitorojmë situatën për të eliminuar çdo rrezik!

Sekretari Amerikan i Sigurisë Kombëtare, Markwayne Mullin, duke folur pas raportimeve të fundit të mediave se inteligjenca amerikane po ndjek planet e mundshme të Iranit për të përdorur sulme me bombë theksoi se një kërcënim i tillë nuk është i ri dhe po trajtohet me seriozitetin më të lartë nga agjencitë federale. Në një prononcim për televizionin CNBC, Mullin u shpreh se Departamenti i Sigurisë Kombëtare monitoron vazhdimisht situatën dhe punon për të eliminuar çdo rrezik të mundshëm ndaj vendit. Megjithatë, administrata amerikane ka theksuar se deri më tani nuk ka ndonjë kërcënim të afërt apo të konfirmuar drejtpërdrejt ndaj territorit amerikan. Alarmi u ngrit fillimisht pas raportimeve të CNN, të cilat, duke cituar burime anonime nga qarqet e inteligjencës, sugjeronin se Teherani mund të...