Kërcënimet për bombë në institucionet shqiptare, Policia: Emaili u dërgua nga Arabia Saudite

Kërcënimet për bombë në institucionet shqiptare, Policia: Emaili u dërgua nga Arabia Saudite

foto ilustruese TIRANË-Policia ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me mesazhin kërcënues dërguar në institucionet e shtetit, i cili paralajmëron për vendosjen e lëndëve shpërthyese dhe kryerjen e akteve terroriste. Nga verifikimet paraprake, blutë njoftojnë se mesazhi është dërguar nga një adresë elektronike që i përket një institucioni arsimor në Arabinë Saudite. Mënyra e dërgimit të këtij mesazhi paraqet ngjashmëri me raste të mëparshme, kur mesazhe të ngjashme kërcënuese janë dërguar nga adresa elektronike të komprometuara, që u përkisnin studentëve të institucioneve arsimore jashtë vendit. Policia po vijon hetimet për të identifikuar personat përgjegjës për dërgimin e tij.  Në mesazhin kërcënues pretendohet se brenda një ndërtese është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Në email-in, i cili ka mbërritur edhe në Kryeministri dhe...