Kërcënim për vrasje, djali i Netanyahut largohet urgjentisht nga SHBA drejt Izraelit

Kërcënim për vrasje, djali i Netanyahut largohet urgjentisht nga SHBA drejt Izraelit

Djali i madh i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, Yair Netanyahu, është kthyer urgjentisht në Izrael nga SHBA, pasi autoritetet izraelite kanë identifikuar një kërcënim serioz ndaj jetës së tij. Shin Bet, shërbimi i inteligjencës së brendshme të Izraelit, konfirmoi se kishte marrë informacion për një kërcënim të rëndësishëm ndaj Yair Netanyahut. Pas një vlerësimi të situatës, autoritetet vendosën ta evakuonin menjëherë atë, së bashku me ekipin e tij të sigurisë, dhe ta rikthenin në Izrael. Shin Bet nuk bëri të ditur burimin e kërcënimit apo detaje të tjera mbi natyrën e tij. Megjithatë, transmetuesi amerikan Newsmax raportoi më herët gjatë javës se Yair Netanyahu dyshohej se ishte bërë objektiv i një komploti për vrasje nga Irani në dhjetor të vitit të kaluar, kur ai jetonte...