Keni blerë libra të përdorur? Ky është truku i thjeshtë para se t’i vendosni në raft

Keni blerë libra të përdorur? Ky është truku i thjeshtë para se t’i vendosni në raft

Një libër i vjetër mund të mbajë mes faqeve më shumë sesa një histori. Insekte të imta, vezë dhe gjurmë myku mund të fshihen në të pa u vënë re, ndaj një praktikë disi e pazakontë po përdoret nga lexuesit dhe koleksionistët: futja e librave të përdorur në ngrirje. Ideja nuk është thjesht një truk i rrjeteve sociale. Ngrirja e kontrolluar përdoret prej kohësh edhe në biblioteka, arkiva dhe institucione të konservimit për të luftuar dëmtuesit që mund të prekin materialet prej letre. Biblioteka e Kongresit të SHBA-së e përmend ngrirjen si një mënyrë trajtimi për librat e infektuar nga insektet, ndërsa Smithsonian e konsideron ngrirjen e kontrolluar një metodë jo-kimike për eliminimin e dëmtuesve. Një prej “mysafirëve” më të zakonshëm janë të ashtuquajturat “morrat...